Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, çdo ditë ndodhin situata të reja, debate të ndryshme. Sot, janë përfshirë në një debat Marko dhe Shëndriti, e arsyeja janë cigaret.

Teksa Artani i jep cigaret Markos, ai i thotë se ka më shumë dhe të mos bëjë lojëra me të për këtë gjë.

Më pas aty kalon Shëndriti, i cili duket se ka cigaret e Markos. Ky i fundit i thotë që t’ia japë, por ai refuzon. Në këto momente Marko çohet dhe shkon drejt tij dhe i përplas dorën dhe i thotë që ‘s’ka punë me cigaret e tij’:

“Këto janë cigaret e mia, kur të them më jep cigaret, mi jep mua”.

Pjesë nga debati:

Artani: Ej, o Marko, një e ke këtu dhe një këtu. Kishe katër cigare

Marko: Ku shkuan cigaret o vlla? Mi jep cigaret o Tan se le nam. Mi jep cigaret se kishte plot, mos i bëj lojërat me mua

Miri: Katër ishin

Artani: Katër ishin

Marko: O Shëndrit

Shëndriti: Nuk dua

Artani: Hë merrja cigaret, tani tregoje veten a i merr cigaret a jo

Marko: Këto janë cigaret e mia. Kur të them më jep cigaret mua, mi jep mua

Shëndriti: Kujdes, merri cigaret tani.