Lola Haradinaj, bashkëshortja e Daut Haradinajt, vëllai i Kryeministrit të Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, ka treguar se si u njoh me bashkëshortin e saj.E ftuar në emisionin 'Rudina' në Tv Klan, Lola u shpreh se për herë të parë e kishte takuar Dautin në burg ku ndodhej ky i fundit pas luftës në Kosovë.
Ajo kishte shkuar për të shoqëruar motrën e saj Anita Haradinaj, bashkëshortjan e Ramush Haradinajt, e cila do të vizitonte kunatin në burg.
Pas takimit të tyre të parë, Lola dhe Dauti filluan të bisedonin përmes telefonit. Pasi u lirua nga qelia, ata nisën një lidhje së bashku dhe pas një viti dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë. Sot ata janë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm.
[gallery ids="867947,867950,867956,867957,867954,867953,867952,867951,867949,867948,867946,867945,867944,867943,867942,867941,867940,867939,867938"]