Pak ditë më parë, një emigrante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës takoi këngëtaren e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ajo është Elvira Tata, e cila ka dhënë një intervistë për Top Channel. Ajo ka rrëfyer ndjesitë e atij takimi, si e njohu divën e muzikës shqiptare dhe se çfarë i tha ajo.

“Nuk e dija ku jetonte. E gjeta te një stacion i madh treni. E shikoj të ulur, e pyes a je Parashqevi Simanku? Kush je tha, lere thash kush jam unë, po ke ngritur një Shqipëri. Kisha byrek të ngrohtë me spinaq me vete, unë kam mall për byrekun tha. Dëgjonte muzikë Jazz”, tregon Elvira Tata.