Në profilin zyrtar të “Big Brother VIP” në “Instagram” është publikuar një video e Mirit nga Dhoma e Rrëfimit. Banori flet për Gimbon, për të cilin shprehet se e ofendon gjatë gjithë kohës, ndërsa ai nuk i thotë asnjë fjalë.
Miri shton se ai i ka thënë pedofil, si dhe i ka vendosur dorën aty ku e vendosin meshkujt.
“Gimbo më tha, po them vetëm të fundit, më ofendon gjithë kohës, më ofendon pafund, nuk i them asnjë fjalë. I them thjeshtë je i paedukatë, kaq. Ose i poshtër, kaq. Më tha pedofil, ça më tha gjë tjetër, nuk e kuptoj pse unë jam pedofil. Më vuri dorën atje ku e vendosin meshkujt, nuk e bëj dot se më vjen turp. Nëse keni pamjet, tregojini. Ja kush është Gimbo i vërtetë, i them Monikës drejtpërsëdrejti”, dëgjohet të thotë banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



