I ftuar në “E Diell” me Edi Manushin ka qenë aktori i njohur, Laert Vasili, i cili ka rrëfyer detaje nga fëmijëria dhe marrëdhënia me babain e ndjerë.

Ish-finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” zbulon se kishte dëshirë të futej në rrugën e futbollit, por babai i tij nuk e lejoji. Madje ai tregon edhe ‘përplasjen’ që patën në vitin 1991, kur Laert Vasili drejtonte mitingun kundër regjimit komunist në Sarandë.

“Nëse do i hyja futbollit, sipas babait, do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël. Babi ishte idealist deri në fund. Madje kur hodha bustin e Enverit në Sarandë dhe unë kryesoja mitingun.

Përballemi në mes para bibliotekës unë dhe babai, atë natë e kam kaluar në rajon. Në ’91, ika te daja në Delvinë nja tre javë nuk shkova në shtëpi se më akuzoi armik i popullit”, tha aktori i njohur.

Laerti tregon gjithashtu edhe pengun e jetës së tij:

“Do doja të kisha folur shumë më tepër me të. Për shumë vite nuk flisnim, përplaseshim. Më ka ngelur pengu që iku pa e bërë gjysh. Në vitet e Athinës filloi të ndihej krenar me arritjet e mia”.https://gazeta-shqip.com/lifestyle/para-se-te-vdiste-me-tregoi-laert-vasili-rrefen-historine-e-gjyshit-ushtrine-e-beri-me-beqir-ballukun-dhe-ramiz-aline/