Vdekja e parakohshme e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, ka sjellë reagime mes artistëve të cilëve shprehen të pikëlluar nga lajmi.
Dy këngëtarët, Vesa Luma dhe Big Basta, kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
“Na trishtove shumë Shpat…
Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur! Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç i kishte dhe këngët që rritën këtë brez! Dritë pastë shpirt yt. Ngushëllime familjes miqve dhe kolegëve”, shkruan Vesa Luma.
“Më thoni që nuk është e vërtetë”, ka shkruar Big Basta në një postim n “Instastory” dhe më pas ka shtuar:
“Të gjithë kolegët e dimë se çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona 2 si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd! U prefsh në paqe miku im”.
Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.





