Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u organizua dasma e dytë për këtë edicion të reality show-t. Mateo dhe Brikena vendosën që të ‘kurorëzonin’ dashurinë e tyre në martesë.
Gjatë ceremonisë që të dy banorët u surprizuan me nga një familjarë të tyre. Unazat e martesës i solli mbesa e Mateos, ndërkohë pak më vonë në shtëpi u fut dhe tezja e Brikenës.
Në një bisedë me Mateon pas dasmës, Brikena shprehet se nuk priste që të vinte kjo teze. Madje tregoi dhe çfarë i kishte thënë ajo para se të bëhej pjesë e BBV 5.
Pjesë nga biseda:
Brikena: Të gjitha tezet e mia janë shumë të dashura, edhe kjo është e dashur ama e tregon me gjeste, nuk ka shumë fjalë. Më shumë të thotë kritikat se komplimentat. Para se me hy këtu më thoshte ‘nëse hy dhe të pëlqen dikush mos të mashtrojnë, se aty të mashtrojnë, hy ndonjë i mirë dhe i bukur e të mashtrojnë’. Unë që i thoja ‘a mendon se më mashtron mua dikush, nuk më mashtron kërkush’. Por që vjen ajo prej Prishtinës e këtu, kurrë s’më kishte shkuar në mendje.
Mateo: Po nuk erdhi për mbesën, për kë do të vijë
Brikena: Nuk e di, nuk ma priste mendja. Edhe kur tha të mirëpresim tezen e Brikenës, unë isha duke pritur tezet e tjera. Kur pashë tezen Dritë dhe kur kërcente më çonte mallin e mamit tim. Kjo është e madhja se janë 9 fëmijë dhe i ka rritur të gjithë. Ti ha zemrën.
Mateo: Tezja u kënaq.
