Dy banorët e rinj të “Big Brother VIP 4”, Vserlo dhe Ola, kanë shkaktuar trazira që në momentet e para të hyrjes së tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë një debati në oborr, Vserlo i tha Olës se kishte hyrë vetëm për të bërë reklama në “Instagram”, duke shkaktuar një përplasje mes tyre.
Debati u intensifikua kur Ola, duke u treguar e ashpër, i hodhi Vserlos një shishe plastike me ujë në kokë, një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta nga banorët e tjerë.
Përplasjet dhe akuzat vazhduan edhe më pas:
Vserlo: Ti ke ardhur për bashkëpunime “Instagram”-i këtu, nuk ka ardhur Lori
Ola: I kam patur bashkëpunimet dhe më shumë se kaq
Vserlo: Ti ke ardhur për bashkëpunime, ty ta kam shpjeguar për ça e kam patur
Loredana: Më kanë sharë familjen por prapë këtë se kam bërë
Ola: E bëj unë se nuk e duroj dot se s’më njeh fare
Vserlo: Tani i ke vënë pikën lojës tënde, je shumë e fortë
Ola: Po. Më trego ti pazaret mua, ndyrësirë, unë nuk jam këngëtar i dështuar.