Katër astronautët e misionit Artemis II kanë ndarë për herë të parë përjetimet e tyre pas kthimit nga një udhëtim rekord 10-ditor rreth Hënës, duke hyrë në histori si njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka.
Në një pritje të veçantë në NASA, në Qendrën Hapësinore Johnson në Houston, ekuipazhi i përbërë nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen u prit me duartrokitje dhe entuziazëm nga publiku.
Astronautët përshkuan një distancë prej rreth 406,771 kilometrash nga Toka, një rekord i ri në historinë e eksplorimit hapësinor.
Gjatë fjalimeve të tyre, ata ndanë emocionet dhe sfidat e përjetuara në këtë mision unik. Christina Koch, e vetmja grua në ekuipazh, theksoi një moment që e kishte prekur veçanërisht.
“Njerëzit na pyesnin se çfarë përshtypje kishim. Nuk ishte vetëm Toka ajo që më tronditi, por errësira e pafund përreth saj. Dukej sikur planeti ynë ishte një anije që qëndronte pezull në univers”, u shpreh ajo.

