Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.

Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banorja Loredana u shpreh për këtë eksperiencë:

Absolutisht nuk e prisja që pëlqehesha kaq shumë nga jashtë.

Akoma e dashuruar ndjehem. Kam patur disa biseda të shkurtra me Jozin, nuk jemi takuar. Dashuria fiton gjithmonë por duhet të jenë të dyja palët.