Cassie Ventura është një nga dëshmitaret kryesore në gjyqin e reperit të famshëm, Sean Diddy Combs. Këngëtarja e njohur si Cassie ka dëshmuar së fundmi në gjyqin për trafikim seksual ndaj muzikantit, ku ka rrëfyer abuzimet e tmerrshme.
Ventura ka zbuluar se ish-partneri e ka detyruar që të kryej marrëdhënie seksuale edhe gjatë ciklit menstrual dhe të merrte pjesë në “Freak Offs” – akte seksuale me persona të tjerë, ndërkohë që Diddy shpesh i filmonte.
“Unë isha me menstruacione dhe prapë më kërkohej të bëja seks”, tha Cassie para jurisë më 13 maj dhe më pas shtoi: “Askush nuk dëshiron ta bëjë këtë”.
Cassie, aktualisht shtatzënë dhe e martuar me trajnerin personal Alex Fine, tregoi se shpesh ishte e detyruar të pranojë akte degradimi për shkak të frikës.
“Më urinonin mbi trup. Ndonjëherë Diddy, ndonjëherë eskortat që ai sillte. Më ka urinuar në gojë. Jo gjithmonë, por mjaft shpesh”, dëshmoi ajo, duke shtuar se shpesh mbytej nga sasitë e mëdha të urinës.
Kur prokurorja e pyeti nëse ajo e pranonte këtë akt, Cassie u përgjigj: “Jo. Por s’kishte bisedë. Ishte diçka që e ngacmonte atë, ndaj ndodhte”.
Më pas këngëtarja ka treguar se pas këtyre akteve, ajo mbetej e vetme që të pastronte dhomat e hotelit, të mbuluara me gjak dhe urinë.
Ndërkohë gjatë ditës së parë të gjyqit më 12 maj, juria pa pamje të Diddy-t duke e rrahur Cassie në një hotel në vitin 2016. Prokuroria e përshkroi atë si “truri” i një rrjeti kriminal që përfshinte drogim dhe trafikim seksual të grave.
Ndërkohë, avokatja mbrojtëse e Diddy-t, Teny Geragos, deklaroi se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe se Cassie ka qëndruar me të për më shumë se një dekadë.
Kujtojmë se reperi i famshëm rrezikon burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat. Që nga arrestimi në shtator të vitit 2024, ai ndodhet në paraburgim në Brooklyn.