Këngëtarja e famshme, Britney Spears, vijon me postimet e saj provokuese në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram”, një klip të shkurtër ku shfaqet duke kërcyer.

Në videon në fjalë, ylli i pop-it ka veshur një kostum të zi transparent dhe çizme, ndërkohë nuk mundojë lëvizjet joshëse dhe provokuese.

Herë pas here, Britney, shkakton shqetësim te fansat e saj, pasi ajo vazhdimisht shfaqet me rroba që zbulojnë trupin e saj dhe lëviz jashtë ritmit, duke treguar një sjellje shqetësuese.

View this post on Instagram

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears)

Kësaj radhe, këngëtarja e famshme publikoi një video në të cilën shfaqet me një kostum të zi që i lë të pasmet të zbuluara, ndërkohë që nuk bën asnjë përpjekje për të fshehur hiret e saj.

Ndërkohë në një moment të klipit, Spears i kthen shpinën kamerës dhe duket se prek të pasmet e saj, duke vazhduar vallëzimin. Nën postimin e saj, Britney Spears ka çaktivizuar komentet nga ndjekësit.