Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin.

Sipas spekulimeve, thuhet se artistja është në javët e para të shtatzënisë.

Artistja e njohur ka reaguar ndaj aludimeve të bëra në media, duke mohuar lajmin se është shtatzënë.

Në një deklaratë ekskluzive për revista Class artistja theksoi se kjo është një temër tepër personale dhe se ajo do ta zbulojë për publikun në momentin që do të ndodhë.

“Është mirë të merren fakte reale siç ndodh jashtë me mediat ndërkombëtare. Askush nuk guxon të shpikë gjëra të cilat nuk janë të konfirmuara nga vetë personi, as nga miqtë e afërt”, u shpreh Dafina.

Më tej, ajo shtoi: “Është një çështje shumë personale, por më vjen keq që e keqpërdorin me një mënyrë disa gazetarë për të marrë klikime me burime të rreme”.