I ftuar në “Fan Club” ka qenë sot deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ka treguar se kë banor ka të preferuar në këtë sezon të pestë të “Big Brother VIP”. Ai u shpreh se është “tifoz” i Ilir Vrenozit, me të cilin nuk e bashkon vetëm partia, por edhe miqësia që ata kanë.

Gjatë bisedës në studio, deputeti i PD-së është pyetur edhe nëse e shihte veten pjesë e këtij format, ndërsa është përgjigjur se do të ishte e pamundur që nga jeta aktive që ka të kalojë në izolim.

“Patjetër që e ndjek sepse është një miku im aty brenda dhe kjo më shtyn edhe më shumë. Me Ilir Vrenozin na bashkon partia por edhe miqësia personale. Jemi akoma te fasulet, nuk e di ca do bëhet më mbrapa, tani na bashkojnë fasulet, kur gatuaj fasulet në shtëpi i çojmë mesazh njëri tjetrit.

Unë jo nuk rri dot, është një eksperiencë e veçantë, duket kur e ndjek, bëhet edhe më interesante kur e ndjek dhe je tifoz me dikë. Personalisht nga jeta ime që e kam aktive, që më duhet të dal në terren, nuk e kam me qejf. Të flesh me një vajzë në Big Brother do më thënë të rrish gjithë natën pa gjumë, më mirë të rri rehat te shtëpia ime”, u shpreh Korreshi.