Mbrëmjen e djeshme, Stelina dhe Keijsi darkuan së bashku, për të sqaruar raportin mes tyre. Por darka e cila dukej se ishte romantike, nuk shkoi aspak mirë.
Teksa Lore u këndoi atyre këngë romantike apo disa banorë të tjerë thonin “puthje, puthje”, Kristi shkoi te tavolina e tyre dhe ua prishi darkën.
Kristi iu drejtua Stelinës duke i thënë se ‘i vjen keq për të’ dhe shtoi ‘se ishte një gjë e parë, kaq bajate, e pështirë, gjëja më ordinere që kemi parë këtu’.
Teksa Stelina nuk i kthente përgjigje, Keijsi nisi me ofendimet ndaj banorit. E banores nuk i ka pëlqyer fakti që Keijsi në vend që t’a largonte atë nga tavolina, ai i mbante muhabetin.
Ndërkohë te dhoma e rrëfimit, Stelina ka shpërthyer në lot dhe ka deklaruar se ‘nuk e di nëse Keijsi e ka shfaqur ndonjëherë dashurinë’.
“Nuk e kuptoj pse vazhdoj e shpresoj se mund të jetë ndryshe. E kam provuar mjaftueshëm herë. E di, më ka bërë përshtypje në fakt, që kur Keijsi ka patur ditëlindjen, nuk më ka ftuar të kemi një darkë vetëm ne të dy. Të them të drejtën nuk e di nëse e ka shfaqur ndonjëherë dashurinë. Kjo është një nga gjërat që më vret më së shumti”, ka thënë banorja te Dhoma e Rrëfimit.



