Soni Malaj është një ndër këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe mund të themi me plot gojë se numëron plot hite dhe ka arritur të mbetet tepër e pëlqyer edhe sot.

Artistja ka performuar së fundmi në Merano, Itali, ku ka habitur publikun atje me vokalin e saj.  Për këtë arsye media shtetërore italiane “Rai” i ka kushtuar një kronikë të veçantë artistes shqiptare.

“Notat e Soni Malajt, yllit të muzikës shqiptare kanë elektrizuar mbi 10 mijë spektatorë”, thuhet ndër të tjera në kronikë.

Kronikën dedikuar asaj e ka ndarë edhe vetë Soni në “Instagram”, ku krahas shkruan:

“Faleminderit televizionit shtetëror italian Rai për komentet aq pozitive mbi performancën time në Merano”.