Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, festoi ditëlindjen të martën, më 4 gusht, dhe publikoi në llogarinë e saj personale në “Instagram” dy fotografi bardhë e zi.
Në njërën prej fotove, bashkëshortja e Princit William shfaqet me kostum banje dhe syze dielli, duke u hedhur në një pishinë ndërsa mban në dorë një tufë balonash. Në foton tjetër shihet momenti pasi është futur në ujë, ndërsa njëra dorë vazhdon të mbajë lart balonat. Sipas një burimi pranë saj, fotot janë realizuar nga një mik gjatë një feste të hershme ditëlindjeje në Kaliforni.
“Faleminderit për gjithë dashurinë për ditëlindjen!”, shkroi Meghan krahas fotove të publikuara në mëngjesin e ditëlindjes së saj. Edhe marka e saj e stilit të jetesës, “As ever”, i kushtoi një urim të veçantë, duke publikuar foto të Meghanit dhe një imazh të saj nga fëmijëria.
Zakonisht, Meghan Markle i feston ditëlindjet në mënyrë private me Princ Harry dhe fëmijët e tyre, Princ Archie dhe Princeshë Lilibet. Vitin e kaluar, çifti festoi 44-vjetorin e saj me një darkë në një restorant luksoz në Beverly Hills, të cilën Meghan e cilësoi si një nga pesë vaktet më të mira të jetës së saj.


