Një përshëndetje e thjeshtë në grupin e prindërve në WhatsApp është kthyer në një problem privatësie për Meghan Markle. Dukesha 45-vjeçare raportohet se është prezantuar në grupin e prindërve në prag të ditës së parë të shkollës për fëmijët e saj, Archie dhe Lilibet, por mesazhi ka bërë që numri i saj privat i telefonit të bëhej i aksesueshëm.
Sipas mediave britanike, një nënë e mirëpriti Meghan në grup, ndërsa ajo u përgjigj brenda pak minutash: “Përshëndetje mama! Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij komuniteti.”
Në pamje të parë shfaqej vetëm shkronja “M”, por duke klikuar mbi profilin mund të shihej numri i telefonit të Dukeshës.
Situata u komplikua pasi dikush realizoi një screenshot të bisedës, i cili më pas raportohet se është shpërndarë disa herë. Si pasojë, edhe numri privat i Meghan ka nisur të qarkullojë. Ngjarja vjen vetëm pak javë pasi Meghan dhe Princi Harry u zhvendosën nga Kalifornia në Angli.
Çifti është përballur gjithashtu me shqetësime lidhur me sigurinë e fëmijëve. Archie dhe Lilibet u larguan nga shkolla e tyre pas vetëm dy ditësh për shkak të problemeve të sigurisë të lidhura me trafikun dhe rrugët e ngushta pranë saj. Ata tashmë frekuentojnë një tjetër shkollë në zonë.
