Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka bërë një dedikim të ëmbël për vajzën e saj me rastin e 4 vjetorit të lindjesh.
Bashkëshortja e Princit Harry ka shprehur publikisht dashurinë për të bijën, Lilibet, e cila ditën e sotme feston ditëlindjen.
Meghan theksoi se sa e ndritshme dhe e bukur ka qenë jeta e saj e përditshme me Princin Harry që kur ajo erdhi në jetën e tyre, ndërsa falënderoi njerëzit për urimet e tyre në ditën e veçantë.
Në të njëjtën kohë, Markle postoi një foto të saj duke mbajtur vajzën e saj në krahë, si dhe një tjetër pamje nga lindja e të voglës.
Ndërkohë Meghan i shoqëroi këto fotografi në “Instagram” edhe me disa fjalë zemre”
“Gëzuar ditëlindjen vajzës sonë të bukur. Katër vjet më parë ajo erdhi në jetën tonë – dhe çdo ditë që atëherë ka qenë më e ndritshme dhe më e bukur. Faleminderit të gjithëve që dërguan dashurinë e tyre dhe festuan ditën e saj të veçantë“.