Meghan Markle zbuloi një ushqim që nuk i pëlqen bashkëshortit të saj, Princit Harry, gjatë një episodi në sezonin e dytë të “With Love, Meghan”. Në episodin e sezonit të dytë me shefin José Andres, Dukesha e Sussex zbuloi se Harry nuk e pëlqen një lloj të caktuar fruti deti. “E dini kush nuk e pëlqen karkalecin? Burri im”-tha 44-vjeçarja përballë të ftuarit të saj. “Dhe ti u martove me të gjithsesi?” u përgjigj me shaka më pas Andres. Megjithëse Markle nuk tregoi pse Duka i Sussex nuk i pëlqen karkaleci si ushqim, familja mbretërore tradicionalisht shmang konsumimin e frutave të detit me guaskë.

“Kur hanë jashtë, familja mbretërore duhet të jetë e kujdesshme me frutat e detit për shkak të rrezikut nga helmimi për shkak të orareve të tyre të ngjeshura. Është një veprim shumë i arsyeshëm që të heqin dorë nga ushqimet e detit gjatë angazhimeve publike”-ka thënë ish shërbyesi i Mbretit Charles, Grant Harrold.