Në ekranin e Top Channel sonte më 1 Janar është duke u transmetuar “E Diella e parë”. Një speciale e jashtëzakonshme dhe një transmetim maratonë që ka nisur në 20:10 me praninë e këngëtarëve më të njohur të muzikës popullore dhe moderne shqiptare. Nostalgji muzikore nga Top Fest ndër vite, të ftuar specialë, surpriza dhe emocione të forta, një shoë i madh që do t’ju mbajë mbërthyer përpara ekranit në mbrëmjen e parë të 2026.

Teksa po këndonin dhe po festonin në studio të gjithë së bashku ishte Sinan Hoxha, ai që zbuloi se duke diskutuar me Megin në tavolinë ajo kishte kërkuar që artisti të ishte në dasmën e saj. Për këtë Sinani shtoi se:

Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për 2026, më 12 gusht martohet.

Megi Pojani më pas pohoi:

Po, e bëra.