Vëllai i Madh ka surprizuar mbrëmë banorët me metodën e re të nominimit. Të gjithë djemtë kanë shkuar në nominim, por dy prej tyre kishin mundësi që të fitonin imunitet.

Vajzat të ndara në dy grupe kishin të drejtë që në 30 sekonda të thonin emrin e banorit që donin të shpëtonin nga nominimi. Nëse nuk binin dakord, atëherë nuk fitonte imunitet asnjë.

Rozana, Gerta, Danja dhe Rizarta shpëtuan Kellyn, ndërsa Valbona, Ola, Loredana dhe Mikela nuk ranë dakord unanimisht për një emër dhe nuk mundën të shpëtonin asnjë nga djemtë.

Valbona shkon gjithashtu në nominim pasi ajo dhe Laerti janë një lojtar i vetëm. Ishte vendimi i Gjestit kur kishte ‘valixhen e tundimeve’ për t’i bërë ata një banor të vetëm, në një afat të pacaktuar.

Kush mendoni se rrezikon më shumë?