Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, e kanë përfshirë kritika në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në darkën e guvernatorëve të mërkurën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Eventi, që kishte kod veshjeje black-tie (formal), u ndoq me vëmendje të madhe pas pamjeve të publikuara nga hyrja e saj në sallë.
Në vend që të zgjedhte një fustan elegant mbrëmjeje, siç preferohet zakonisht në raste të tilla, Melania u shfaq me pantallona të shkëlqyera metalike në ngjyrë argjendi, të një materiali të trashë dhe luksoz, të kombinuara me një bluzë të zezë elegante. Sipas kritikëve të modës dhe përdoruesve në rrjetet sociale, ky kombinim nuk i përmbushte pritshmëritë e kodit formal dhe dukej më i përshtatshëm për evente më joformale.
Disa komentues shkruanin se veshja ishte “e papërshtatshme për një darkë black-tie” dhe shpreheshin me ironi, duke e quajtur kombinimin e pantallonave si “disco ready” apo “si për piknik”, ndërkohë që të ftuarit e tjerë ishin veshur tradicionalisht me fustane mbrëmjeje apo smokingë klasike.
Megjithatë, reagimet nuk ishin të gjitha negative. Një pjesë e ndjekësve në rrjetet sociale mbrojtën stilin e zonjës së parë, duke e konsideruar veshjen moderne, elegantë dhe një zgjedhje të guximshme, duke vlerësuar faktin se ajo theu normat tradicionale të modës për femra në evente formale.
Darkë e guvernatorëve, e cila u mbajt më 21 shkurt dhe ku morën pjesë guvernatorë kryesisht republikanë, është një mbrëmje tradicionale me kod strikt formal, duke bërë kështu reagimet ndaj zgjedhjes së Melanias edhe më të dukshme.


