Melania Trump dalëngadalë po arrin që të fitojë popullaritet si Zonja e Parë dhe ajo po merr më shumë role në krah të bashkëshortit të saj. Në fjalën e saj në nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjatë fjalimit Melania Trump dukej shumë e vendosur në fjalët që thoshte. Ajo kaloi disa javë në Manhattan për shkak se djali i tyre duhej të vazhdonte shkollën, ndërsa Trump duhej të shkonte në Uashington për shkak të detyrës së re si President.



Tani ish-modelja po bën hapat e saj të para si person publik, duke shfaqur edhe një rol të ri. Amerikanët duken të kënaqur që zonja e parë e tyre është rishfaqur dhe ndodhet në qendër të vëmendjes, pasi popullariteti i zonjës Trump pati një kulm dramatik që nga dita e inaugurimit të burrit të saj si President i SHBA-së.


Një anketë e re e bërë nga CNN/ORC tregoi se 52% e qytetarëve kanë një pikëpamje më të favorshme për zonjën Trump, nga 36% që ishte më parë. Sondazhi i ri u zhvillua  me 1-4 Mars 2017, përpara se ajo të zhvillonte drekën e saj të madhe në Shtëpinë e Bardhë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pas kësaj ditë,  zonja e Parë është kthyer edhe më shumë në vëmendjen e qytetarëve të saj.


12 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)