“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ka qenë menaxheri i njohur, Xhani Demika i cili ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin veror dhe si ka qenë situata në clubet sa i përket jetës së natës dhe jo vetëm…

Kur u pyet nga vajzat në studio për dashurinë Xhani u shpreh se:

Jam një natyrë që prekem shpejt. Jam natyrë emocionale dhe e di deri ku arrin kufiri, në jetën e përditshme duket sikur nuk e vras mendjen,por është komplet e kundërta. Nuk kam qenë i dashuruar asnjëherë, 100%.