E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë moderatorja e njohur, Atalanta Kërçyku. Kjo e fundit ka treguar më shumë për emisionin e saj më të ri në Top Channel, “Albanian Brand”.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatori i ka bërë pyetje edhe në lidhje me jetën e saj personale.

E pyetur ‘a do e kishe problem që të lindje fëmijë me metodën in vitro?’, Atalanta u përgjigj:

“Nuk mendoj… Nuk e kam problem dhe nuk mendoj se është e paragjykuar kjo përgjigje. ‘Single mom’ është një mënyrat që bëhet in vitro. In vitro mund të bëhet dhe me babain që ke përkrah. Mund të bëhet dhe me dhurues nga bankat e spermës. Nuk është gjë e paragjykuar, por unë nuk mendoj. Mendoj që një fëmijë ka shumë nevojë për të parë të dy versionet. Të shohë versionin e një prindi baba dhe versionin e nënës, të dy bashkë bëjnë më të mirën”.

“Mund t’i shohë dhe të dy por nuk janë mjaftueshëm. Mund të shohë vetëm një dhe është i mjaftueshëm për të dy”, i tha më pas Ronaldo Sharka.

“Ajo është përgjegjësia jonë për të gjetur personin e duhur për t’i dhënë këtë fëmijës”, tha moderatorja e njohur.