E ftuara e parë për këtë edicion të ri të emisionit “Wake Up” ishte ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Rizarta Hoxha, ku foli për projektet e saj televizive si dhe për punën e saj si influencuese.

Gjithashtu Rizarta tregoi pak edhe për mënyrën se si mori vendimin për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe çfarë fitoi nga kjo eksperiencë.

Pjesë nga intervista:

Rizarta si ndodhi që vendose të bëheshe pjesë e “Big Brother”?

Më ka ardhur një ftesë, më kanë marrë në telefon. Fillimisht kam thënë jo se nuk e shikoja veten time në një format si “Big Brother”. Mendoja se do isha pak e mërzitshme, do isha monotone si njeri ose si personazh. Nuk e mendoja veten time aty brenda. Pastaj kur e rishikova brenda dy ditëve, ishte shumë spontane. Ditën e parë e anashkalova fare si gjë, ditën e dytë pastaj ‘thashë ok, duhet të vendos’.

Kujt i the fillimisht për këtë ftesë?

Motrës. Në fakt motra është personi i parë që unë ndaj gjithçka.

Është me e madhe se ti?

Po. Ajo gjithmonë më thotë ‘ti bëj atë që ndjen’, nuk është se të thotë ndonjëherë ‘po’ ose ‘jo’. Vetë e mora vendimin në fakt. Motra ishte shumë mbështetëse.

E duke qenë se je mirë në matematikë, si të kanë dalë llogaritë me këtë pjesëmarrje në “Big Brother”?

Ja, me +60 mijë ndjekës në “Instagram”.