Ditën e sotme teksa ndodheshin jashtë në oborr, Rozana, Laerti dhe Ola kanë diskutuar në lidhje me thyerjen e kutisë së emergjencës nga Gjesti, për të përdorur imunitetin. Ola është shprehur se Gjesti e ka thyer atë vetëm me qëllimin që dikush tjetër të mos kishte mundësinë që ta bënte.

Pjesë nga biseda:

Ola: Edhe po mos të ishin ata të tre unë nuk rrezikoja, e di shumë mirë. Ai rrezikonte. 

Ola: As unë nuk e kuptova atë. 

Laert: Për çfarë arsye?

Rozana: E theu për Xenin…

Ola: Jo, Xeni duhet ta kishte thyer vetë.

Laert: Po pse nuk e theu Xeni vetë?

Rozana: Po vrapoi Xeni dhe e theu ky përpara për Xenin gjasme.

Ola: Ka menduar se do të fuste në televotim tre persona. 

Rozana: Gjesti është ekzibcionist. 

Ola: E di pse e ka thyer Gjesti? Sepse ka pasur hall mos e thyen dikush tjetër. Prandaj e ka thyer 

Laerti: Kjo ka logjikë që thotë Ola. 

Ola: Sepse ata po diskutonin, më panë mua dhe u nisën të dy me vrap sepse mendonin se do ta thyeja unë. Që e diskutoi Lorin pjesën e kutisë. As nuk kisha ndërmend fare. Sepse e dija që nuk rrezikoja. 

Laerti: Edhe çfarë fitoi? Është e gjithë shtëpia përveç Gjestit.