Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka folur hapur për një problem serioz shëndetësor që po e pengon të rikthehet në skenë.

Në një intervistë së fundmi, artistja tregoi se po përballet me një lëndim në qafë, të shkaktuar nga vitet e gjata të vallëzimit intensiv gjatë performancave të saj.

Unë kam problem në qafën time që shumë vite, për shkak të vallëzimit që kam bërë në skenë, në koncerte të ndryshme. Kam pasur një lëndim në qafë dhe kam bërë trajtime, por nuk më kanë ndihmuar aq sa duhet -u shpreh Genta.

Ajo tha se situata është përkeqësuar së fundmi, pikërisht në momentin kur kishte planifikuar rikthimin me projekte të reja muzikore.

Mendova që ishte shëruar qafa, por sapo fillova përgatitjet për një videoklip të ri dhe trajnimet për performancë, u lëndova sërish. Për këtë arsye, videoklipi u anulua -rrëfeu këngëtarja.

E prekur emocionalisht, Genta pranoi se mungesa në skenë po e trishton, pasi vallëzimi dhe energjia e saj janë pjesë e pandashme e identitetit të saj artistik.

Kam pasion vallëzimin dhe ndihem shumë keq -tha ajo me keqardhje.

Pavarësisht sfidave shëndetësore, fansat e saj shpresojnë që artistja të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet së shpejti me energjinë dhe karizmën që e kanë bërë një nga performueset më të dashura të muzikës shqiptare.