Mbrëmjen e kaluar, Meritoni dhe Egla kanë bërë një bisedë në kuzhinë, në të cilën kanë rrëfyer disa detaje nga jeta e tyre.
Meritoni ka treguar vështirësitë e kthimit nga Gjermania në Kosovë pas luftës, ku babai i tij e ka nisur nga zero pasi shtëpia ishte djegur.
“Babi ka shkuar në Gjermani. Na ka kaluar në mënyrë ilegale. Babai ka qendruar atje për 9 vte ndërsa unë rreth 6 vite. Jemi kthyer për shkak të gjyshes time. Babi ka marrë edhe gjyshes por ajo ka qenë më tradita të vjetra. I ka vdekur burri kur ka qenë 36-vjec dhe i ka rritur fëmiëjt në fshat. Pastaj babai e mori gjatë kohës së luftës në Gjermani po asnjëherë nuk u ambjentua me vendin dhe kulturën Gjermani. Kur gjyshja deshi të kthehej, babi ka vendsur që të kthehemi me atë. Edhe pse ishte mbas lufte, shumë problematike, shtëpia e djegur. E filluam nga zero”.
Ai gjithashtu ka kujtuar edhe fëmijërinë e tij, e cila ka qenë e mbushur me shumë dashuri por ai ka qenë shumë mistrec dhe shumë sherraxhi. Madje ai ka treguar se e kanë përjashtuar nga shkolla.