Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, janë fotografuar teksa shijonin disa ditë pushime në rivierën italiane, në bordin e superjahtit lukzoz të regjisorit të famshëm, Steven Spielberg.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti i njohur, që kohët e fundit është përfolur shpesh për probleme martesore, u panë duke hipur në jahtin “Seven Seas”, me vlerë rreth 250 milionë dollarë dhe gjatësi 357 metra, por në ditë të ndryshme.

Sipas fotove të publikuara nga mediat ndërkombëtare, Spielberg e priti Michelle Obamën me krahë hapur të premten pasdite, ndërsa të shtunën në mbrëmje iu bashkua edhe Barack Obama, i cili mbërriti me një eskortë të plotë sigurie që përfshinte shërbimet italiane të inteligjencës, makina diplomatike, qen gjurmues dhe policinë ushtarake Carabinieri.

Gjatë fundjavës, Barack dhe Michelle kaluan kohë në kuvertën e jahtit së bashku me Spielberg dhe bashkëshorten e tij, aktoren Kate Capshaw, duke qeshur dhe duke shijuar ushqimin mes pamjeve mahnitëse të Portofinos. Në një moment, Barack u pa duke punuar në laptopin e tij, ndërsa Michelle shijonte atmosferën në kuvertë.

Ndërkohë kujtojmë se thashethemet për martesën e çiftit të famshëm u shtuan më herët këtë vit, sidomos pas mungesës së Michelle në disa ngjarje të profilit të lartë.

Por ish-Zonja e Parë i hodhi poshtë këto spekulime në korrik, gjatë një episodi të podkastit të saj ku u shpreh:

“Nuk ka pasur asnjë moment në martesën tonë ku kam menduar të largohem nga burri im”.