Ish-futbollisti i famshëm, David Beckham, ka kaluar disa ditë të veçanta me vajzën e tij 14-vjeçare, Harper Beckham, gjatë një udhëtimi skijimi në Courchevel, Francë.
Beckham ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” momente nga pushimet e tyre dhe një mesazh të veçantë për të bijën:
“Krijimi i kujtimeve me fëmijët, qoftë të gjithë së bashku apo veçmas, ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua. Këtë javë, unë dhe Harper krijuam disa kujtime të tjera. Të dua, zonjushë e bukur.”
“The Sun” shkruan se udhëtimi i tij me Harper vjen në një periudhë kur marrëdhënia me djalin e madh, Brooklyn Beckham, është tensionuar. Brooklyn kohët e fundit kritikoi publikisht prindërit dhe akuzoi të ëmën se ndikoi në martesën e tij me Nicola Peltz, duke e bërë të ndihej i sikletshëm gjatë ceremonisë.
Beckham dhe vajza e tij shijuan aktivitete në dëborë dhe drekë jashtë, duke treguar se krijimi i kujtimeve familjare mbetet prioritet për ish-futbollistin, pavarësisht sfidave me fëmijët e tij të tjerë.










