Producenti i njohur, Eduart Deda, ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku komentoi deklaratat e forta të Eva Muratit për dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topalli me modelen e njohur, Cindy Marina.

Deda, i cili ka qenë i pranishëm në dasmën madhështore, u shpreh se prej dy vitesh e dinin pak a shumë periudhën që do të bëhej ceremonia. Ai shtoi se familja e Cindy-t por edhe vetë prezantuesja, janë njerëz shumë të rëndësishëm të jetës së tij.

Më pas producenti u shpreh se i vjen keq që Eva merr vëmendje pa lidhje në momentin më të bukur të një tjetër vajze.

“Mundohet t’i përbaltë ditën më të shenjtë, më të bukur. Fillon e flet për fonde shtetërore e ku di unë se çfarë. Është e pahijshme që një vajzë që është te 30-at të bëjë këto lloj komentesh, sepse Eva ka qenë ndarë prej kohësh me Genarin”, tha producenti i njohur.

Pjesë nga intervista:

Kur janë njohur Eva dhe Genari?

Në dijeninë time, në periudhën kur Eva punonte me mua, viti 2016. Eva ka qenë shumë e re, ka qenë një histori dashurie adoleshentësh, ka mbaruar. Nuk ka ndonjë gjë këtu për t’u mbajtur peng. Nuk është se kjo ishte pranë altarit dhe ia mori dikush tjetër. Ishte e shkuar, histori kalamajsh. Eva nuk është mbyllur në manastir gjithë këtë periudhë, ka bërë jetën e vet, karrierën e vet.

E lexon si një mesazh xhelozie?

Absolutisht që është xhelozi dhe është e turpshme.