Papa Leone XIV feston ditën e sotme, më 14 shtator, ditëlindjen e tij të 70-të. Ky është një përvjetor i rëndësishëm, pasi prej më shumë se 30 vitesh Selia e Shenjtë nuk kishte një Papë kaq të ri në këtë moshë, hera e fundit ishte në vitin 1990, me Papa Gjon Palin II.
Ndër urimet e para që ka marrë Papa në këtë ditë të veçantë, ishin disa vizatime dhe letra të dërguara nga fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik “Bambino Gesù”. Mesazhe të ngjyrosura, plot dashuri dhe shpresë, në përputhje me thirrjen për paqe që Papa Leone XIV ka bërë që nga dita e parë e zgjedhjes së tij më 8 maj.
Në këto katër muaj, Papa ka treguar energji dhe angazhim të lartë, si në udhëheqjen shpirtërore të Kishës Katolike, ashtu edhe në nismat për dialog, paqe dhe solidaritet.