Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ky i fundit i ka bërë disa pyetje pikante në lidhje me vajzat dhe djemtë shqiptarë, nëse gënjejnë apo jo.
Dea ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me burrat e martuar dhe me fëmijë, të cilët kanë lidhje me burra të tjerë.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo mendon se ka ende femra që qepen dhe që gënjejnë që janë të virgjëra. Gjithashtu Dea është shprehur se mendon se meshkujt shqiptarë gënjejnë kur thonë se janë të shkëlqyer në shtrat.
Pjesë nga intervista:
Gënjejnë meshkujt shqiptarë kur u thonë femrave që janë të paparë në shtrat?
Shumicën e kohës po se nuk mendoj se janë të gjithë kaq të shkëlqyer, përkundrazi unë ndaj një mendim tjetër. Nuk mendoj se meshkujt shqiptarë janë vërtet aq shumë të shkëlqyer.
Pse?
Mendoj se fokusohen më shumë te vetja. E kanë mendjen të bëjnë qejfin e vet.
Janë egositë?
Janë dhe pak të frustruar se ti njëherë që të vjen shansi do e shijosh për veten tënde. Po kaq.



