Meta së shpejti do të përdorë atë që njerëzit u shkruajnë “chatbot”-ëve të inteligjencës artificiale, për t’u shitur gjëra.
Kompania ka thënë se përdoruesit që ndërveprojnë me Meta AI së shpejti do të jenë nën syrin e reklamave më të personalizuara. Përdoruesit do të shohin njoftime të ndryshimit javën e ardhshme, por reklamat do të fillojnë të shfaqen nga 16 dhjetori.
Meta tashmë shënjestron përdoruesit me reklama bazuar në postimet e tyre. Të dhënat i mundësojnë Metas që të drejtojë përdoruesit çfarë të blejnë.
Kompania po ashtu do t’i përdorë të dhënat nga inteligjenca artificiale, për të ndihmuar se çfarë përmbajtje të përdoruesve të tjerë do të shohë njëri në faqen e tij.
Meta ka shpjeguar se për shembull nëse një përdorues flet me “chatbot”-in për ecje malore, do ta dijë se ai është i interesuar në sport dhe do t’i ofrojë përmbajtje të tillë.