Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë aspak i qetë për disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Seno vendosi që të linte pa gjumë Kristin, Angelon dhe banoren që hyri mbrëmë, Armela. Kur ai vinte re se banorët kishin rënë në gjumë, shkonte pranë krevateve të tyre për ti zgjuar.
Pjesë nga biseda:
Seno: Nuk e di kush të merr për të kënduar kur nuk mund të rrish dy orë zgjuar.
Kristi: Kam qendruar që dje zgjuar
Seno: Çohu bilbil
Kristi: Ti rri kot zgjuar
Seno: Çohu bilibili, bili i muzikës popullore
Kristi: Do më këndosh një ninullë të zgjohem?
Seno: Çohu bilibili i muzikës
Kristi: Mi kënaqe sytë sot. Je i kënaqur që po të jap muhabet? Se po vuaje
Seno: Çohu bili çohu, laj filxhanët ose rri deri të shtunën pa gjumë
Kristi: Do i lash ti, atë punë ke për të bërë