Behind The Candelabra Press Conference - 66th Cannes Film Festival“Pas kancerit, ky film është një dhuratë”. Kështu është shprehur me lot në sy aktori i njohur Michael Douglas, protagonist i ‘Behind the Candelabra’ të Steven Soderbergh, i cili është prezantuar gjatë edicionit të 66-të të Festivalit të Kanës.


Filmi është një rrëfim për jetën e pianistit të talentuar Liberace (interpretuar nga Michael Douglas)artistit homoseksual i cili vdiq në vitin 1987 nga SIDA. Në vitet ’50 deri ’70 ai ka qenë muzikanti më i kërkuar në botë.


Liberace nuk e deklaruar kurrë homoseksualitetin e tij dhe vitet e fundit të jetës u shoqërua nga i riu Scott Thorson, që në film interpretohet nga Matt Damon. Filmi është i bazuar në librin ‘Behind the Candelabra’: my life with Liberacé, i shkruar nga Thorson.


22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)