Nudo si skllave zezake: kështu është paraqitur Michelle Obama në kopertinën e së përjavshmes spanjolle “Fuera de Serie”. Imazhi, i realizuar nga Karine Percheron-Daniels me anë të fotoshopit, ka shkaktuar jo pak polemika.


Koka e Michelle Obama ka zëvendësuar atë të një skllaveje zezake, të pikturuar nga francezi Marie-Guillemine Benoist, e që mban titullin Portrait D’Une Négresse. Titulli i kopertinës,” Mbesa e një skllaveje, zonja e Amerikës”, ka shkaktuar jo pak rrëmujë në SHBA.


Megjithëse revista u shpreh se qëllimi i fotos ka qenë lartësimi i figurës së Michelle, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e nëntorit, kopertina është kritikuar dhe akuzuar si raciste.


Kjo nuk është hera e parë që çifti presidencial përfundon në foto-montazhe. Në vitin 2008, gazeta New Yorker, i kishet paraqitrir si një çift terroristësh në Studion Ovale, më pas New York Post paraqiti Barack Obama si majmun.


28 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)