Teksa po kurohet në një spital psikiatrik në Nju Jork, në “Instagram” është hapur faqja zyrtare e këngëtares Parashqevi Simaku.

Faqen e emërtuar “Parashqevi Simaku Nolfe” e ka postuar biznesmeni, Elton Ilirjani, i cili siç duket është personi që e menaxhon.

Vetëm në pak orë janë mbledhur mbi 17 mijë ndjekës. Gjithashtu në profil janë postuar foto të shumë viteve më para, të cilat menjëherë janë pëlqyer dhe komentuar nga fansat e artistes.

Por jo vetëm kaq, pasi në profil mund të gjeni edhe video të performacave të saj në festivalet në Shqipëri.

“Unë jam Parashqevi Simaku! Jam sërish mes jush dhe do vazhdoj të jem gjithmonë! I vetmi profil zyrtar!”, shkruhet në një postim të saj.