Këngëtaret e njohura Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni janë mikesha me njëra-tjetrën prej 20 vitesh. Disa vite më parë vajzat kishin gjithë vëmendjen e publikut si këngëtaret më të bukura dhe seksi të atyre viteve dhe bashkëpunimet e tyre u bënë hite, “Mike dhe Rivale”, “Puci Puci”.

Ama miqësia e tyre para disa vitesh pati një ndërprerje dhe u aluadua për një sherr mes vajzave në Amerikë, i cili më pas u anashkalua dhe ato vazhduan të ishin mikesha. Së fundmi Çiljeta në një video me Ingritin ka treguar se sherri atëherë ka ndodhur për një laps buzësh.