E ftuar në emisionin ‘Pardon my French” në “Top albania Radio” ka qenë një nga ish-banoret e edicionit të dytë të “BBV2”, Mikela Pupa. Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Efin, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi.

Mikela është pyetur rreth mendimit të saj në lidhje me disa prej banorëve brenda shtëpisë së ‘BBV2’.

 

Çfarë mendimi ke për Oltën?

Dinake, manipuluese, intrigante dhe ‘drama queen’. Për këto gjëra e ka kurorën. 

Me kë pate marrëdhënie më të mira përveç Efit?

Me Kiarën, është ajo që duket. Kiara siç ia ka thënë edhe Luizi është si një kristal, shumë e pastër dhe më vjen shumë mirë që nuk ra pre e lojës së Oltës. I ka marrë frenat e lojës së vet në dorë. 

 

Mikela Pupa ka treguar se ka në plan të vazhdojë të qëndrojë në televizon dhe se ka gati dy projekte të reja që do t’i paraqesë.

Përveçse në Top Channel askund tjetër, nuk e tradhtoj Top-in.