Efi dhe Mikela hynë në shtëpinë e “Big Brother VIP” si një konkurrent i vetëm, por dy vajzat pas disa debateve që kanë patur kanë kërkuar nga produksioni që të ndahen.
Produksioni e ka marrë parasysh kërkesën e tyre dhe mbrëmjen e djeshme iu la në dorë Mikelës që të vendoste nëse do ndaheshin. Ndërkohë banorët zgjodhën secili të thonin nga një emër për të larguar mes dy vajzave dhe më shumë vota për tu larguar mori Efi.
Në fund Mikela zgjodhi që ato të ndahen për ta vazhduar rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP” veçmas. Nga ana tjetër Efi u shpreh se biletën e kthimit do ta mbante Mikela.