DJ Gimbo, një nga miqtë më të afërt të fituesit të Big Brother VIP 4, Gjestit, ka folur hapur në një intervistë duke ndarë rrugëtimin e tij në muzikë, marrëdhënien e ngushtë me reperin dhe emocionet e periudhës së fundit. Gimbo ka treguar se Gjestit i detyrohet shumë nga ajo që ka arritur deri më sot.

Momenti më i ndjerë i intervistës ishte ai kur Gimbo foli për ndarjen e papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit.

Ai e përshkroi këtë ngjarje si një tronditje të madhe. “Për mua ishte një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Ua kthefshim në gëzim”.

Duke qenë ndër personat më të afërt me Gjestin, Gimbo dha edhe disa detaje mbi mënyrën se si po e përballon ai këtë periudhë të vështirë. “Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Po rri me familjen më shumë, kaq”, tha ai shkurt, duke lënë të kuptohet se Gjestit i duhet ende kohë për t’u rikthyer.