I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë një prej miqve më të mirë të Klajdi Musabelliut. Shokë prej më shumë se 16 vitesh.
Denisi ka analizuar lojën e Klajdit deri më tani duke thënë se:
Faktikisht nuk është se më ka pëlqyer në fillim, të paktën dy – tre javët e para më ka zhgënjyer pak. Pak si përgjumë, nuk ishte ai Klajdi i përditshëm me ato batutat e tij karakteristike. Por tani është zgjuar nga ai gjumi letargjik, ishalla nuk është shumë vonë.
Në lidhje me televotimin ku Klajdi është përballë Rozanës, Gjestit dhe G Banit, shoku i tij u shpreh se:
E shikoj si grup ferri.



