Mila Kunis është një nga femrat më seksi sipas revistës “Esquire”. Fejesa me Ashton Kutcher i ka prirë mirë aktores së re hollivudiane.
Sytë e saj të mëdhenj kanë bërë për vete lexuesit e revistës, të cilët e kanë votuar ndër gratë më seksi. Pjesëmarrja e saj në filmin komik “Ted” e ka renditur ndër “sytë më të bukur”.
29-vjeçarja me origjinë ukrainase po mbledh frytet e një pune të lodhshme në Hollivud dhe tashmë ka ardhur koha të zërë një vend të rëndësishëm në renditjen e yjeve të kinemasë botërore.
8 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)