Militanti i njohur i Partisë Demokratike, Ilir Vrenozi, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me mbledhjen e Parlamentit të parashikuar më 12 shtator. Sipas tij, kjo datë është vendosur pasi Presidenti ka ndjekur sugjerimin e kryeministrit Edi Rama.
Vrenozi e lidhi ditën e seancës plenare me përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, duke e cilësuar si një simbol të demokracisë dhe të Partisë Demokratike.
Në mesazhin e tij, ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos shkojnë në sallën e Kuvendit vetëm për të plotësuar numrin, por të marrin një qëndrim të fortë kundër qeverisë:
“Kryengritje të bëjmë edhe në parlament aty. Mos shkoni të uleni si kukullat e Edi Ramës, se s’ka pse ju duhet ai Parlament kur ai ka 83 vota dhe tall b.thën me juve, kështu që aty të bëni në 12 shtator o grevë urie o nuk e di ça do bëni një gjë. Se po flini mbi m.t.” – u drejtohet Vrenozi deputetëve të PD-së.
Ky reagim i Vrenozit vjen në një moment tensionesh të theksuara politike, ku opozita akuzon shumicën për kapjen e institucioneve dhe përjashtimin e saj nga proceset vendimmarrëse.