Ish-modelja e ‘Victoria’s Secret’ dhe ish-bashkëshorte e Orlando Bloom ka pozuar krejtësisht nudo në një set fotografik të realizuar nga Mario Testino në versionin britanik të revistës ‘GQ’.
Në një intervistë për revisten, modelja australiane ka zbuluar dhe një tjetër anë të panjohur nga vetja: tërheqjen nga femrat.
“Më pëlqejnë meshkujt dhe femrat. Dua të provoj gjëra të reja dhe nuk them ‘kurrë’ për asgjë”, – tha Kerr.
31 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)