Tea Dupi ka qenë sot në një lidhje telefonike me “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Teksa po fliste për dasmën e organizuar mbrëmë, ku çift ishte Selin dhe Gimbo, Tea u shpreh:
“Publiku është i ndjeshëm, Selin nuk ka ndjenja për Mirin. Miri duhet ta falenderojë për faktin që ajo u tërhoq dhe po luan me Gimbon. I dëmtuari do ishte Miri, do e bënte ta shpallte divorcin aty brenda”.
Kujtojmë se mbrëmë, dy banorët i thanë ‘po’ njëri-tjetrit dhe i dedikuan disa fjalë të ëmbla dashurie. Nuk mungoi as kërcimi romantik mes tyre si dhe djegia e shamisë.
Këngëtarja e dashur për publikun, Artjola Toska, ishte mbrëmë në shtëpi për t’i dhënë dasmës edhe më shumë atmosferë, ashtu siç vetëm ajo di.
Por jo vetëm kaq, pasi Rogerti ishte ai që vendosi që të prishte dasmën, si asnjëherë më parë.



