Me hyrjen e Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duket se debatet nuk kanë të ndalur. Ai është zënë me shumë prej banorëve, mes tyre edhe me Selin.

Ai e ka ngacmuar banoren në lidhje me raportin që ajo ka krijuar me Mirin. Gjatë një debati të ditës së sotme, Rogerti e pyeste atë ‘se çfarë mund t’i ofronte Mirit?’.

“Miri donte gjëra të tjera nga ti, ça mund t’i ofrosh?”, e pyeste herë pas here ai Selin.

Kjo e fundit injoronte pyetjet e tij dhe i bënte pyetje të tjera, të cilave u kthente përgjigje vetë ajo.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ça do i japësht tjetër Mirit? Pse nuk i ofron diçka tjetër Mirit? Ofroi diçka tjetër

Selin: Ku e di ti që nuk ia kam ofruar

Rogerti: Ofroja tani

Selin: Jo, tani në syrin tënd. Kënaqësia deri në një pikë ça të duash ti.

Rogerti: Po jepi ndonjë gjë tjetër

Selin: Ti ça mendimi ke për verioret?

Rogerti: Si puna jote?

Selin: Nuk jam veriore, jam gjysmë veriore

Rogerti: Nuk ke lidhje me veriun, je prej Malit të Zi

Selin: A e di ti?

Rogerti: Po pra, prej Malit të Zi. Jepi ndonjë gjë tjetër Mirit

Selin: Po për burrat e Malësisë ça mendimi ke? A je ti një i tillë? Jo, patjetër

Rogerti: Nuk mund të bësh pyetjen e mia

Selin: A është rasti jot burrë Malësie? Jo

Rogerti: Pse nuk i jep gjë tjetër Mirit, se në bisedë e sipër Miri mund të bënte gjëra të tjera për ty. Miri donte gjëra të tjera nga ti, ça mund ti ofrosh?

Selin: Më je afruar shumë afër, taksiratë largohu pak. Më the je vajzë e fortë, si e etiketon një vajzë të fortë?

Rogerti: Ti je fals, ça do me i ofruar Mirit?

Selin: Ti ça i ofron publikut, ça mesazhi i jep një publiku? Që je i gatshëm të ulësh një vajzë para një publiku

Rogerti: Pse nuk i ofron një puthje

Selin: Se do ti?